Lajme

Sekretari për Financa nga LDK rezulton pozitiv me Covid-19

Sekretari për Financa i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, sipas burimeve të gazetës Objektiv ka rezultuar pozitiv me virusin CoVID-19.

Zharku nuk është zyrtari i vetëm i kësaj partie i prekur me këtë virus. Ditë më parë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa bëri publik lajmin se është infektuar me virusin CoVID-19.

Gjithashtu nga radhët e LDK-së pozitiv kanë rezultuar edhe deputetët Arben Gashi, Kujtim Shala, Haxhi Avdyli etj.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19