Lajme

Seanca gjyqësore ndaj Mustafas, këto janë fjalët e dëshmitarit të parë kundër UÇK-së

Është duke u zhvilluar seanca e dytë gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Në këtë seancë është paraqitur dëshmitari i parë, i cili ndër të tjerash është nën masa të shtuara të sigurisë konfidenciale sa i përket deklarimit të tij.

Edhe pse i njëjti mund të kuptohej shumë pak se çfarë fliste më poshtë mund të kuptoni pak nga pyetjet e prokurorit dhe përgjigjet e dëshmitarit në minutat e paktë të seancës së hapur.

Pas kësaj, prokurori kërkoi që seanca të shkojë përsëri në seancë private, shkruan lajmi.net.

Më poshtë keni pyetjet e prokurorit dhe përgjigjet pak të dëgjuara nga dëshmitari.

Në një çast tu drejtuan dy persona dhe se ishin të policia ushtarake, por të kujt organizate ishin këta?

Si ishin veshur këta dy persona?
Na përshkruan dot ato uniforma që kishin veshur?
A pe ndonjë emblemë?
“Me armë të shkurtra”
Ti the se ishin të policisë ushtarake të UÇK-së
Nga e di se ishin të UÇK-së?
Ti na the se të morën që andej, a të thanë pse të merrnin?
A kishe mundësi ti të zgjedhësh mos me shku me ta?
Si ikën me këmbë, apo me mjet transporti?
Ti na the para pak minutave se në një moment erdhi një makinë dhe ju mori?
A e mban mend vendin nga erdhi dhe ku iu dërgoi pastaj?
Deri në gjysmë të rrugës një kerr i zi më pas se di.
Këta dy presona a të treguan se po të qonin në Zllash?
Ti je në rrugë, ju erdhi ajo vetura dhe the se në atë veturë ishin dy persona… kështu ka qenë?/
A i njifshe ti ata dy persona që ishin në veturë?
Jo s’kom ditë kush jon…
Si ishin vesh?
Edhe ata me uniformë…
Me të njëjtën si ata dy që të morën tek shkolla e UÇK-së?
Vetëm njëri prej tyre e ka pas një kapelë të kuqe, një kapelë të kuqe e ka pas.
E kam fjalën akoma jemi te vetura, për atë po vazhdon të flasësh ti?
Unë pyeta konkretisht për kur erdhën me të marrë për atë po pyesin.
Dy personat që kanë qenë në veturë njëri prej tyre e ka pas një kapelë të kuqe, tjetër skom vrejt se s’më kanë lënë me k’çyr hiç.
Ti na the se nuk i njhshe këta persona që ishin në veturë?
A t’u prezantuan se kush ishin? A ishin të armatosur ata që ishin në veturë?
M’kanë në veturë dhe s’kam pa mo kurgjo.
Jo s’më thanë kurgjo vetëm njëri prej tyre më dha një … Ata më ranë boks menjëherë…
Kur shkove në veturë çfarë ndodhi me ata dy tjerët që nuk ishin në veturë?
Të gjithë bashkë e ke fjalën për ata në uniformë dhe ti?
Krejt kemi shku bashkë…
Këta dy personat që erdhën me veturë çfarë gjuhe të folën këta dy?
A mendove se kishe mund mos me hy në atë veturë?
Rrugës për në Zllashë siç kanë thënë, këta personat në uniformë a folën mes vete?
Ti e dije se ku po shkoni në çfarë drejtimi?
Ku po shkonim se kom dit.
Na the se të futën një thes në tokë.A të kujtohet se kur ta vunë në kerr apo rrugës kur po ecnit në kmbë?
Kur jom kon në veturë.
Gjatë kësaj rrugë në veturë për në Zllash, ndonjëri prej këtyre 4 burrave a të kërcënoi?
Brenda të njëjtës ditë keni arritur në Zllash?
Njo 7-8 kilometra ndoshta s’e di.
Çfarë ndodhi pasi ndaloi kerri?
E kanë ndal kerrin thesin e ko pas në krye, m’kanë marr më kanë çu në shtëpi kur jom shku te dera më kanë hy shkelëm dhe mo s’kom pa. Pastaj më kanë marrë e më kanë çu në një vend ku kanë nejt…
Kur këta dy personat e veturës të quan tek ai vendi a ndejtën aty apo u larguan?
Më kanë shti brenda më kanë mshel derën dhe më s’e di s’kam parë më.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?