Lajme

Seanca e rastit ‘Pronto’ shtyhet për 15 nëntor

Pallati i Drejtesise, Prishtine, 03.06.15. Photo:Atdhe Mulla

Seanca për rastin ‘Pronto’ është shtyrë për 15 nëntor.

Arsyeja e shtyrjes së kësaj seanca ka qenë mungesa e të akuzuarve të këtij rasti.

Të pranishëm në gjykatë nuk ishin Adem Grabovci, Besim Beqaj dhe Zenun Pajaziti.

Lajmi.net ka provuar të kontaktoj me Adem Grabovcin lidhur me mospjesëmarrjen në seancë mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Ndërsa ministri i Inovacionit, Besim Beqaj ditë më parë ka kërkuar shtyrjen e gjykimit për shkak të agjendës së ngarkuar./Lajmi.net/


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje