Lajme

‘Së shpejti shqyrtohen masat ndaj lëvizjes së lirë’

Nga takimi i sotëm në mes të kryeministrit Hoti dhe Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me koronavirus, drejtori ekzekutiv i Asociacioni i Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se ditëve në vijim rishqyrtohet orari i lëvizjes, hapja e çerdheve dhe situata me gastronominë.

Drejtori ekzekutiv i Asociacioni i Kmunave të Kosovës AKK’së, Sazan Ibrahimi, pas takimit që ka pasur me kryeministrin Hoti dhe ministrin Zemaj, ka thënë se nesër ose pasnesër do të rishqyrtohet orari i lëvizjes, hapja e çerdheve dhe situata me gastronominë.

Kjo është bërë e ditur pas takimit që pati kryeministri Hoti me Komitetin për Koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me koronavirus.

Ndër masat që do të rivlerësohen, siç kanë bërë të ditur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës të cilët ishin të pranishëm në këtë takim, do të jenë lëvizja e qytetarëve dhe orari, çerdhet dhe gastronomia.

Njoftimi i plotë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës:

PAS KËRKESËS SË AKK-së, QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS DO TË RI-SHQYRTOJË MASAT NDAJ COVID 19

Në takimin e sotëm të Komitetit për kordinimin dhe vlerësim të situatës emergjente me Corona Virus- covid 19, Asociacioni i Komunave të Kosovës, si përfaqësues i autoriteteve lokale në Republikën e Kosovës, anëtar i këtij mekanizmi, paraqiti shetësimet e komunave të Republikës së Kosovës sa i përket zbatimit dhe efekteve të këtyre masave në komunat e Kosovës. Takimi u kryesua nga z. Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë dhe në të cilin takim ishtë prezent edhe z. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Propozimet në emër të komunave të Republikës së Kosovës u prezantuan nga z. Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i AKK-së, dhe të cilat popozime kishin të bëjnë me;

Sfidat në sektorit e gastronomisë

Ndryshimi i orarit të lëvizjes në komunat kryesore të Kosovës në të cilat
komuna ka kufizim të lëvizjes së qytetarëve

Çështja e çerdheve dhe lejimi i punës së tyre.

Sfidat në zbatimin e rekomandimit të fundit të IKSHP që mjekët familjar në QKMF të bëjnë diagnostifikimin e pacientëve me COVID 19 pa testim e që quhet diagnozë klinike.

Takimi ishte shumë konstruktiv ku z. Avdullah Hoti, Kryeministër i Kosovës përveç që vlersësoi lartë punën e komunave dhe kryetarëve të komunave në parandalimin e përhapjes së COVID 19, së bashku me z. Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë premtuan që në periudhën sa më të shpejt të mundur kërkesat e komunave sa i përket masave të parapara me vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 05 korrik 2020 dhe bazuar në kërkesat e komunave do të ri-shikohen. Ishte dakordim i përbashkët që përveç shëndetit publik, prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i komunave është edhe shëndeti ekonomik. /Reporteri.net/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?