Lajme

Scholz në Prishtinë, Kurti e pret me nderime të larta shtetërore

Kancelari gjerman Olaf Scholz është pritur nga kryeministri Albin Kurti me nderime të larta shtetërore me rastin e vizitës së tij në Prishtinë raporton Gazeta Express.

Scholz do të zhvillojë takim me shefin e qeverisë kosovare në ora 10:45 kurse pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët.

Kancelari gjerman më pas do t’i vizitojë edhe trupat gjermane të KFOR-it.

Pas Prishtinës, Scholz udhëton drejt Beogradit.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje