Lajme

SBASHK-u me një njoftim të rëndësishëm

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka uruar sot mësuesit me rastin e 5 tetorit, Ditës Botërore të Mësuesve.

Në këtë 5 tetor, përfaqësues të SBASHK-ut janë në Bruksel në një konferencë ku po diskutohet për një plan strategjik të angazhimit të përbashkët në shërbim të arsimit dhe të forcimit të zërit sindikal.

“Së bashku ne nderojmë mësuesit që kemi humbur gjatë pandemisë COVID, kujtojmë jetën dhe trashëgiminë e tyre, dhe rekomandojmë që kushtet e sigurta të punës dhe barazia e vaksinave të bëhen realitet për të gjithë globin”, është mesazhi i Sekretarit të përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit David Edvards, drejtuar sindikatave anëtare.

SBASHK-u thekson se ka qenë shembull i mirë i angazhimit e arritjeve në këtë mision


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?