Lajme

Sapo u ekzekutuan këto pagesa nga Ministria e Financave!

Sot është bërë ekzekutimi i pagave për punëtorët e sektorit publik për muajin qershor, raporton 02 Press.com.

02 Press.com, mëson se Ministria e Financave, përkatësisht Thesari gjatë ditës ka bërë procesimin e pagave për të gjithë ata punëtorë që përfitojnë paga nga buxheti i Kosovës.

02 Press.com, ka kontaktuar me disa shërbyes civil, të cilët e kanë konfirmuar se tashmë në kontot e tyre bankare ua kanë dalë pagat.

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë veta.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje