Lajme

Sapo është kthyer nga Meka ku kishte kryer haxhin, Kadri Veseli e befason me vizitë në shtëpi

Nezir Bytyçi këto ditë është kthyer shëndosh e mirë nga Meka, ku kishte kryer haxhin, një nga pesë obligimet kryesore të fesë islame, raporton Korrespodenti.

Gjatë ditës së sotme, Neziri kishte një befasi nga kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, i cili befasoi me vizitëj e tij në shtëpi të haxhiut, për ta përgezuar për kthimin e tij shëndosh e morë në vendlindje.

Kryetari Veseli, me këtë rast, përmes një postimi në faqën e tij ën facebook, uroi edhe të gjithë të cilët janë kthyer nga Meka shëndosh e mirë në ardhe, duke thënë se shpreson që Zoti t’ua ketë pranuar sakrificën dhe mundin e tyre në adhurimet e këtij rituali të shenjtë.

Ky është postimi i plotë i kryetarit Veseli:

Sot vizitova Nezir Bytyçin i cili sapo është kthyer nga pelegrinazhi në vendet e shenjta. Ai më tregoi se sa i përmbushur ndihej tani që ka plotësuar një nga obligimet kryesore të fesë Islame.

I uroj atij dhe të gjithë haxhilerëve shqiptarë të këtij viti, për kthimin e shëndosh e mirë në shtëpi dhe shpresoj që Zoti t’a ketë pranuar sakrificën dhe mundin e tyre në adhurimet e këtij rituali të shenjtë.

Roli i besimit fetar, në kuadrin e sistemit tonë liberal demokratik është mjaft pozitiv, sepse e mban individin larg veseve dhe e edukon me vlera të rëndësishme për shoqërinë tonë si përgjegjësia vetjake, solidariteti për nevojtarët; përkujdesja për prindërit apo respekti për ligjin.

Prandaj e shoh fenë si një nga zgjidhjet më të mira për atë krizë shpirtërore e morale që ushqen korrupsionin dhe dukuritë e tjera negative.

/Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?