Lajme

Sanksionet për Kosovën, moslobimi për njohje dhe ndalimi i vizitave të zyrtarëve qeveritarë në ShBA – Paralajmërohen pasoja të tjera nëse Kurti nuk tërhiqet nga veriu

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, u ka thënë përfaqësuesve të disa medieve në Kosovës se kryeministri Albin Kurti, “duhet ta kuptojë se e ka shtëpinë në flakë”.

Ai ka thënë se “ShBA-ja është e brengosur se ai ka marrë hapa të pakoordinuar, dhe pasojat do të jenë të menjëhershme”, duke përfshirë edhe “moslobimin te shtetet monjohëse”.

Sipas tij, kjo është bërë e qartë me reagimin e ashpër nga niveli më i lartë, ai i Sekretarit Anthony Blinken.

LEXO EDHE:  Agim Bahtiri në zi, i vdes nëna