Lajme

Sanksionet e SHBA-së, lajmërohet Kurti me video- Kjo është deklarata e plotë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë me një video nga zyra e tij pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Kurti, në atë video ka përmendur të sanksionuarit e SHBA-së, Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, teksa ka thënë se këta të fundit i detyruan serbët të marrin pjesë në protesta të dhunshme, shkruan Gazeta Insajderi.

“Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme. Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiq”, deklaroi ndër të tjera kryeministri Kurti.

LEXO EDHE:  Kosova në hall nga 2 eurot false, dyqanet “dorëzohen”, i pranojnë për pagesë

Kurti, në bazë të deklarimeve në këtë video, nënkuptoi se nuk e ka plan të tërhiqet nga objektet komunale të komunave veriore.

“Kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër daljes së ultë në zgjedhje për shkak të bojkotit të diktuar dhe detyruar mbi serbët e Kosovës, megjithatë janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve”, deklaroi më tej ai, duke thënë se kryetarët e veriut e kanë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës.

Shiko videon e plotë KETU