Sali Cacaj demanton hoxhollarët: Rugova u varros pa ceremoni fetare
Ish shefi i protokollit dhe anëtar i këshillit për organizimin e ceremonisë e varrimit të ish presidentit Ibrahi Rugova, Sali Cacaj ka shpjeguar në detaje ceremoninë e varrimit, duke thënë se kjo është bërë pa rite fetare.
Cacaj ka thënë se nuk ka pasur rite fetare e as nuk është larë trupi i pajetë i ish presidentit sepse kështu ka dashur Rugova.
“Nuk ka pasur kohë asnjë minutë për rite fetare. Ka ardhur axha i Rugovës me disa hoxhollarë dhe unë i kam thënë që nuk është paraparë një gjë e tillë. Trupi i Rugovës nuk ka lëvizur dhe nuk ka pasur kur të lahet trupi i tij”, ka thënë Cacaj për T7.
Ai ka thënë se asgjë nuk ka ndodhur pa dijeninë e tij.
“Jo, çdo gjë ka shkuar dhe është dashur ta dijë unë. Ai ka ndërruar jetë në rezidencë në orën 12:21 minuta. Ku ka pasur të lahet trupi i pajetë i Rugovës. Unë po çuditëm. Unë po tregoj protokollin që çdo metër është ditur se çka do të ndodh”, është shprehur Cacaj.
Cacaj tha se nuk duhet të dyshohet në këtë çështje sepse po e thotë të vërtetën. /FaktePlus