Lajme

Sali Berisha i shkon Ramës te karrigia: O i pafytyrë…

Lideri i PD-së dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, s’ka qëndruar indiferent ndaj akuzave të Edi Ramës sa i përket qëndrimeve për UÇK-në dhe përmendjen e heqjes së embargos së naftës për Serbinë gjatë luftës në Kosovë.

Në një moment tensioni, Berisha i është afruar Ramës tek karrigia e kryeministrit në Kuvendin e Shqipërisë dhe i është drejtuar me fjalët “o burracak”, “o i pafytyrë”.

Pas afrimit të Berishës tek foltorja dhe ecjes në drejtim të Ramës kanë ndërhyrë menjëherë sigurimi i Kuvendit të Shqipërisë.

I gjithë debati dhe përplasja ka ardhur si rezultat i debatit për Raportin e Dick Martyt.

VIDEO