Lajme

Sadri Ramabaja i quan fëmijë Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun

Analisti Sadri Rambaja vlerëson se drejtuesit e opozitës, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së Lumir Abdixhiku, janë fëmijëror, ku sipas tij, të dy liderët e partive më të mëdha opozitare nuk janë për punë serioze.

“Dy drejtuesit formal të opozitës, mëtuesit e pushtetit poashtu formal, sot dëshmuan se tutje janë të pamaturuar alias fëminor për punë serioze”, ka shkruar Ramabaja në Facebook. Me cinizëm, Ramabaja ka shkruar se opozita mund të detyrohet të shpall konkurs për lider të rinj, e sipas tij, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj mund t’i shërbejë për disa ditë. “Opozita duket se do të detyrohet të shpallë konkurs për lider. Rrahman Jashari mund t’ju shërbej edhe ca ditë, por kaq”, ka shkruar ai.