Lajme

Sa është numri i kosovarëve që jetojnë në Zvicër?

Popullsia e Zvicrës përbëhet nga gati 25 për qind me të huaj, ku 248,000 janë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian si Kosova, Maqedonia dhe Turqia.

Shifrat e lëshuara nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se 18,386 të huaj shkuan në Zvicër midis janarit dhe marsit të këtij viti, që është 3,013 njerëz më shumë se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Shumica, rreth 1,434 nga 2,176 milionë shtetas të huaj që jetojnë në Zvicër vijnë nga vendet e BE-së dhe EFTA, thuhet në njoftimin e Zyrës Federale të Statistikave në Zvicër.

Sipas statistikave më të reja në Zvicër jetojnë 114,248 persona me shtetësi kosovare. Përqindja e tyre në numrin e përgjithshëm të të huajve është 5.4%.

Popullsia totale e Zvicrës është pak më shumë se 8.5 milionë.

Pse shkojnë emigrantët në Zvicër?

Sipas hulumtimit nga Universiteti i Neuchâtel, shumica (36 për qind) shkojnë për punë ose arsimim.

Duke parë vendet individuale, përqindja e atyre që imigrojnë për arsye profesionale është 50 për qind për shtetasit e BE-së dhe EFTA-së, 46 për qind për MB dhe 40 për qind për Amerikën e Veriut.

Ku punojnë qytetarët e BE-së në Zvicër?

Universiteti i Neuchâtel tregoi se 60 për qind e emigrantëve punojnë në ‘profesione elementare’, të përcaktuara si ‘detyra rutinë të cilat kryesisht kërkojnë përdorimin e mjeteve të dorës dhe shpesh, përpjekje fizike’.

Gati 50 për qind janë të punësuar në fabrika, 40 për qind në zeje dhe 30 për qind në shërbime dhe shitje.

Një e katërta ose më pak kanë punë të nivelit menaxherial ose konsiderohen si ‘profesionistë’, që do të thotë se punët e tyre kërkojnë një diplomë.