Lajme

“Rugova me besa-besë për LDK’në!” – Pritje madhështore për Akademik Frashër Demajn nga rugovianët

Akademiku dhe kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Frashër Demaj, sot ka qëndruar në Rugovë, ku është takuar me shumë përkrahës të tij në këto zgjedhje, raporton Korrespodenti.

“Rugova me besa-besë për LDK’në”, ka shkruar Frasher Demaj në një status në profilin e tij në facebook.

Akademik Frashër Demaj, në zgjedhjet e kaluara ishte ndër më të votuarit e LDK’së.

Në këtë fushatë, mbështetja për të veç se është rritur, ku edhe pritet që në këto zgjedhje të dalë edhe më mirë se zgjedhjet e kaluara.

Në këto zgjedhje, Akademik Frashër Demaj garon me numrin 19 në listën e LDK’së. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?