Lajme

“Rrymën e ndalën, ujin e ndalën, hajninë e ndalën, tash edhe rrogat qenkan ndalë”

Ish-nënkryetari i Prishtinës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu ka reaguar pas raportimeve se Qeveria nuk ka ekzekutuar pagat e gushtit për mësimdhënësit që janë në grevë.

Sejdiu ka thënë se kjo i ngjan një rifillimi të sistemit, duke u shprehur me gjuhën kompjuterike “system reboot”.

“Rrymën e kanë ndalë, uji po ndalet, projektet i kanë ndalë, hajninë e kanë ndalë, tash edhe rrogat qenkan ndalë! System reboot si duket”, ka shkruar ai.

Qeveria në luftë me grevistët, nuk i proceson krejt pagat

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot ka njoftuar se se ekzekutimi i pagave për grevistët është bërë pjesërisht.

Ai në një konferencë për media ka thënë se “greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK në fund të muajit gusht, pra nga data 25, ka krijuar nevojën që të riprocesohen edhe llogaritjet edhe për ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva e shpallur”.