Lajme

Rruga e jonë drejt Pavarësisë e Ushtrisë në një video 5-minutëshe

Për shumë vjet me radhë, deri në qershor të vitit 1999, shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik, masakrave nga ushtria, policia dhe paramilitarët e Millosheviçit.

Me përfundimin e luftës Kosova u çlirua dhe në vend u vendosën trupat ndërkombëtare, nëdrsa forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, vendi administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe qeveria.

Pas një rrugë të gjatë, të mundimshme, plotë sfida, pas rreth 9 vitesh që kur u çlirua Kosova, u finalizua edhe përpjekja shekullore e popullit tonë, shpallja e Pavarësisë së Kosovës, shkruan Korrespodenti.

Edhe pas shpalljes së Pavarësisë, Kosova u ballafaqua me shumë sfida. Në prag të përvjetorit të 11’të të Pavarësisë, Kosova më në fund u bë edhe me ushtrinë e saj.

Më poshtë po ju sjellim një video 5-minutëshe ku është përfshirë një kronologji e ngjarjve, nga vitet e 90’ta e deri në ditët e sotme. Video nuk do koment, pamjet tregojnë gjithçka për vuajtjet e popullit tonë. /Korrespodenti