Lajme

Rritje e numrit të rasteve me koronavirus edhe në Shqipëri: Kaq persona u infektuan brenda 24 orëve të fundit

Ditën e sotme është shënuar një tjetër rekord negativ për sa u përket numrit të infektimeve me Covid-19 në Shqipëri.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 57 persona.

Ky është numri më i lartë i infektimeve deri më tani në vendin tonë. Kujtojmë se një shifër kaq të lartë Shqipëria nuk e ka shënuar edhe në kulmin e pandemisë ku vendi ishte në izolim.

Ndërkohë ditët e fundit në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të vendit është vënë re një neglizhim nga qytetarët, duke mos respektuar distancën fizike, apo përdorimin e maskave.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë u shënuan 48 raste pozitiv me koronavirus e ndërsa ka pasur edhe një rritje të të shtruarve në spital, 4 më shumë se dje. Ndërkohë, hartës së qyteteve të prekura është shtuar edhe Gjirokastra, ku ditën e djeshme ka shënuar rastin e parë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?