Lajme

Rritje e lehtë e rasteve me Covid në Kosovë

Një i vdekur dhe 19 raste me koronavirus, është bilanci 24 orësh i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

MSH njofton edhe për 6 të shëruar në 24 orët e fundit.

Dje janë dhënë 2.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 331.

Njoftimi i plotë:

9 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.636.378 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 769.967 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.236 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.859. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 331.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?