Lajme

Rritje alaramante me Covid-19 në ditët e fundit, kaq raste aktive janë në Kosovë

Në Kosovë janë 754 raste aktive me Covid-19. Që nga marsi janë testuar 19.312 persona, krej tyre, pozitive kanë rezultuar 1.756 raste, ndërsa janë regjistruar 34 raste të vdekjes së pacientëve, ndërsa janë shëruar 968 pacientë shkruan Gazeta Metro.

Rastet e reja me Covid-19 janë rritur në mënyrë drastike gjatë dy ditëve të fundit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit rezultuan 141 raste pozitive.

Sot më 16 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 397 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

E pas rritjes së rasteve Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë një apel që maskat të mbahen në çdo vend këto dy javë.

IKSHPK po ashtu ka lëshuar një manual në mënyrë që të tregojë mënyrën më të mirë të mbajtjes së higjienës dhe mbrojtjes nga virusi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?