Lajme

Rritja e rasteve në Prishtinë, Shpend Ahmeti tregon masat e reja

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në kryeqytet është rritur në nivel shqetësues. Vetëm dje, janë konfirmuar 72 raste me këtë sëmundje. Por, a do të shtrëngohen masat në kryeqytet, pas shtimit të këtyre rasteve?

Gazeta Express ka kontaktuar Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, i cili ka treguar arsyen e shtimit të rasteve dhe nëse një situatë e tillë është e menaxhueshme.

Ahmeti ka deklaruar se nuk pret të ketë masa shtesë në kryeqytet.

“Nuk pres. Mendoj se shtimi i numrit është si pasojë e hapjes se shkollave. Kjo ka qenë e pritshme por është e menaxhueshme”, ka thënë Ahmeti për Express.R

Ndërkohë, Prishtina vazhdon të jetë qyteti me numrin më të madh të të infektuarve nga COVID-19 tash e disa javë.

Të mërkurën janë shënuar 72 raste pozitive.

Lidhur me shtimin e rasteve në Prishtinë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se pret të rritet kontrolli, para një vendimi ndryshe për kryeqytetin, raporton Express