Lajme

Rritja e rasteve me COVID-19, kjo shkollë nga sot me mësim online

Shkolla fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë ka kaluar në mësim online, kjo për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, ky institucion njofton se nga sot është marrë vendim që mësimi të mbahet online.

Në njoftim luten nxënësit dhe të gjithë t’i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Njoftimi i plotë i shkollës:

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës!

Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje më 16 janar 2022 dhe sot më 17 janar 2022, për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, ky grup ka vendosur që nga sot shkolla të kaloj në skenarin C, deri në njoftimin e radhës.

Mësimi do të mbahet në platformat online, eshkollori, Zoom, etj.

Ky vendim është marrë pas shyqrtimit dhe përcjelljes së situatës me virusin në bashkëpunim me MASHT.

Respektoni rregullat!

# Vendosja e maskës është obligative!

# Dezinfektoni duart

# Mbani higjienën!

# Respektoni distancën!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?