Lajme

Rritja e rasteve me Covid-19, reagon Haxhiu- kritikon Qeverinë

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rritjes së rasteve me coronavirus.

Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se “strategjia” e Qeverisë ilegale për tu nxituar dhe për të hapur gjithçka dhe hequr çdo kufizim, përbën rrezik të madh, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj:

Rritja e numrit të rasteve pozitive përbën shqetësim serioz dhe në anën tjetër kërkon kujdes maksimal nga të gjithë.

Por “strategjia” e Qeverisë ilegale për tu nxituar dhe për të hapur gjithçka dhe hequr çdo kufizim, përbën rrezik të madh dhe përmbysë secilën arritje të deritashme!
Veprimi më i lehtë është ” hapi të gjitha, largoje çdo kufizim”.

Bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve prandaj duhet kujdes dhe veprime e vendime të matura!

LEXO EDHE:  Ky është 50-vjeçari që vdiq si pasojë e goditjes nga treni në Klinë