Lajme

Rritja e pagës, vjen lajmi i rëndësishëm

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati e ka prezantuar projektligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2022

E për këtë projektligj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se “Qeveria Kurti 2 i ka mashtruar qytetarët për rritjen e pagave.“

“Qeveria Kurti 2 i ka mashtruar qytetarët për rritjen e pagave. Treguesit ekonomik të vitit 2022 janë shqetësues sepse nuk kanë të bëjnë me realitetin ekonomik. Dëshira jonë është që ekonomia të jetë 7.8 për qind, por kjo është vetëm mashtrim i qeverisë. Nuk ka bërë veprim për rritjen e pagesës minimale për sektorin privat. Rritja e buxhetit duke rrit borxhin nuk është mirë për ekonominë tonë. Nuk ka bërë asnjë planifikim për ligjin e pagave”, ka thënë Lushtaku


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?