Lajme

Rritja e numrit me Covid-19, IKSHPK ka një rekomandim për MSH

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, duke parë shtimin e rasteve me Covid-19 në shumë institucione private dhe shtetërore, ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë që të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetëizolim dhe bartja e maskave është obligative.

“Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike, private, posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private, rekomandojmë Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetëizolim dhe bartja e maskave është obligative”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

PESËDHJETË E TRE RASTE ME COVID-19 DHE SHTATË TË SHËRUAR!Sot më 13 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…

Julkaissut Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës Lauantaina 13. kesäkuuta 2020