Lajme

Rritja e çmimeve ka ndikuar direkt në mirëqenien e qytetarëve, çfarë duhet të bëj Qeveria

Në tryezën e organizuar nga grupi parlamentar i AAK-së, ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e bizneseve, shoqatat për mbrojtjen e konsumatorit si dhe OJQ të ndryshme, u diskutua rreth rritjes së çmimeve dhe jostabilitetit ekonomik të krijuae në vend

Gjatë diskutimit u tha se është evidente që gjendja ekonomike e shumicës së familjeve është rënduar nga kjo situatë.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se qytetarët e kanë të vështirë t’a përballojnë këtë rritje, nderkaq bizneseve iu imponohen të ju përshtaten situatës për të konkurruar në treg.

‘Rritja e vazhdueshme e çmimeve ka ndikuar direkt në mirëqenien ekonomike të familjeve kosovare. Kjo situatë kritike kërkon zgjidhje konkrete dhe të shpejtë. Është nevojë urgjente për të bërë programe konkrete, duke bërë subvencionime të drejtpërdrejta në ekonomi’, u shpreh ai.

Deputeti Pal Lekaj njoftoi se tashmë kanë inicuar një debat parlamentar për të diskutuar rreth rritjes së çmimeve si dhe rreth nevojës për të sjellur sa më shpejtë në Kuvend, Ligjin e Pagave.
‘Implementimi i këtij ligji, e rritë konsumin në vend dhe i jep impakt zhvillimit ekonomik’, u shpreh ai.