Lajme

Rritet për më shumë se 100% numri i traktorëve në Kosovë

Bujqësia është ndër shtyllat kryesore të ekonomisë kosovare.

Padyshim që mjeti kryesor në këtë sektor është traktori, shkruan Indeksonline.

Bujqit kosovarë duket se i kanë kushtuar shumë rëndësi traktorëve vitet e fundit.

Kjo vërehet në statistikat e publikuara nga ‘ASK’. Numri i traktorëve në vitin 2018-të ka shënuar rënie të dukshme.

Në vitin 2017-të ishin 523 traktorë të regjistruar në Kosovë.

Kurse në vitin 2018, ky numër ka shënuar rritje për më shumë se 100%.Numri i traktorëve në vitin 2018 është 1791.

Që nga viti 2011, ky është numri më i madh i traktorëve që kanë qenë në territorin e Kosovës.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19