Lajme

Rritet numri i të helmuarve në Prishtinë

85 persona janë helmuar nga ushqimi në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, i cili ka thënë se 6 nga pacientët po trajtohen në një QKMF në Prishtinë.

“Ata kanë kosmuar ushqim 85 prej tyre kanë ankesa kë ta që i kemi taku në tërësi janë 12 plus 6 në QKMF-në Xhemja Ibishi në Prishtinë. Mundet me pasë edhe më shumë, por të cilët nuk janë tek mjeku dhe nuk janë paraqitë”, ka thënë ai për Sinjalin.

Tutje Ramadani ka treguar se simptomat e të helmuarve janë simptoma tipike të toksikimit me ushqim.

“Barkqitje, vjellje, kokëdhembje, mundim, tipike intoksikimit me ushqim”, ka shtuar ai.

Ramadani ka njoftuar se analizat e mostrave të marra nga të helmuarit do të dalin brenda 24 ose 72 orëve.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?