Lajme

Rritet edhe numri i vdekjeve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit katër persona me COVID-19 kanë humbur jetën.

Vdekjet e raportuara janë një nga spitali i Prizrenit, një nga mjekimi intensiv në QKUK, një në spitalin e Gjakovës dhe një rast nga klinika emergjente në QKUK teksa numri i përgjithshëm ka arritur në 673 raste të vdekjes, njofton Klan Kosova