Lajme

Rrita e rasteve me COVID-19, a do të mbyllen shkollat

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka folur sot në në Komisionin për Shëndetësi për situatën me pandeminë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Latifi, ka paralajmëruar se në rast se situate me koronavirusin vazhdon të përkeqësohet, do të mbyllen shkollat.

“Po ti mbyllim shkollat kishte me qenë problem jashtëzakonisht i madh. Ua kemi lënë shkollave se ata me vendosë a me shku online a mos me shku. Jam i vetëdijshëm se nëse mbyllim shkollat, ekonomia ka me pësu jashtëzakonisht shumë për shkak të prindërve. Kjo është dicka që edhe ministria e arsimit po edhe ne si ministri e shëndetësisë jemi marrë vesh për këto shkolla. Nëse na përkeqësohet gjendja, kemi me i mbyllë shkollat”, ka thënë Latifi