Lajme

Rrëshqet vetura afër urës në Vushtrri, lëndohen dy persona

Rreth orës 7:00, të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Smrekonicë, është raportuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale.

Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes bëhet e ditur se në aksident trafiku është e përfshire vetëm një veturë e cila ishte në lëvizje, ku për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë të lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës, vetura afër urës në fshatin Smrekonicë ka dalë nga rruga, ku si pasoj, lëndime ka pësuar shoferi i automjetit dhe pasagjeri.

Dy të lënduarat fillimisht janë dërguar në Spitalin ne Vushtrri per tretman
mjekësor, ndërsa per tretman te mëtutjeshëm janë dërguar në QKUK- Prishtinë.

Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, për kujdes dhe
vigjilencë të shtuar duke ju përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe kushteve atmosferike dhe duke respektuar të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje