Lajme

Rregullat e reja për aplikim për viza – Ambasada e Gjemranisë njofton se terminet mund të rezervohen qysh tani përmes këtij linku

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar zyrtarisht se terminet për aplikim për viza Schengen për udhëtime drejt Gjermanisë nga mesi i shtatorit mund të rezervohen që tani nëpërmjet kontraktorit të jashtëm VisaMetric.

Njoftimi i plotë nga Ambasada në Prishtinë:

Për të ofruar më shumë termine për aplikim për vizë Schengen dhe një kohë pritjeje dukshëm më të shkurtër, Ambasada Gjermane në Prishtinë duke filluar nga mesi i shtatorit për aplikim për viza Schengen do të bashkëpunojë me një shërbyes të porositur dhe të kontraktuar nga Ministria e Jashtme Federale në Berlin. Ky bashkëpunim është dëshmuar tashmë në disa shtete.

Çfarë ndryshon për aplikuesit?

Kontraktori ju ndihmon për të aplikuar për vizë Schengen dhe ia përcjell dokumentacionin tuaj Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ku edhe më tej shqyrtohen dhe merret vendim për aplikacionet. Kontraktori do të mundësojë një rezervim dukshëm më të shpejtë të termineve në kohë më të shkurtër dhe ofron shërbimet e tij në këmbim të një takseje duke filluar nga 30 EUR.

Përveç kësaj, kontraktori, si opsion, do të ofrojë edhe shërbime të tjera (p.sh. fotografim për fotografi biometrike të formatit të pasaportës, shërbim VIP në një ambient komod, etj.).

Si të rezervoj një termin?

Terminet për aplikim për viza Schengen nga mesi i shtatorit mund të rezervohen që tani online nëpërmjet uebfaqes së kontraktorit VisaMetric: https://www.visametric.com/Kosovo/Germany/xk

Të gjitha informacionet thelbësore për aplikim i gjeni aktualisht ende në uebfaqen tonë në: www.pristina.diplo.de/visa.

Deri në fillim të shtatorit aplikimi duhet të bëhet drejtëpërdrejtë në ambasadë. Ju lutem vini re që terminet për aplikim për vizë Schengen në ambasadë për fazën kalimtare, tashmë janë rezervuar pothuajse të gjitha. Në rast se ka në dispozicion termine që janë anuluar në afat të shkurtër, ato, sikurse deri më tani, mund të rezervohen vetëm nëpërmjet sistemit të termineve të ambasadës.

Si qëndron puna me aplikimin për viza nacionale?

Në rast të aplikimit për vizë nacionale (qëndrim më i gjatë se 90 ditë, p.sh. bashkim familjar, nisje e punësimit, arsim profesional, studim, etj.) nuk ndryshon asgjë. Terminet për viza të tilla duhet të rezervohen edhe më tej drejtëpërdrejtë përmes sistemit online të termineve të ambasadës dhe aplikacionet pranohen në hapësirat e ambasadës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?