Lajme

Rrëfim rrëqethës i doktoreshës Venera: E përfundova ditën e 25-të të luftës me COVID-19, mezi ngrihem në këmbë

Prof. Dr. Venera Berisha-Muharremi ka bërë një postim vetëdijësues për situatën me COVID-19 në vend.

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot e përfundoi ditën e saj të 25’të në luftë me COVID-19 dhe që gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë.

Rezultatet: 539 raste pozitive me covid-19 dhe 11 viktima në 24 orët e fundit
“Sot u kry dita e 25-të e luftës time, me të gjitha medikamentet e mundshme, me COVID-19 dhe unë end mezi qohem për nevojat e mia personale!”, shkruan Prof. Venera.

Postimi i plotë:

“Sot u kry dita e 25-të e luftës time, me te gjitha medikamentet e mundshme, me Covid19 dhe une ende mezi qohem per nevojat e mia personale !
Teper ish e rende, dy prinderit ne te njejten kohe mos me mujt mu kujdese asnjeni, e mi lone keq femijet, per shkak te shendetit! Me u nis bashkë per spital e mi lon vet ne shpi ! Zemra mu ka thy per qika!

Falenderim sa të jam gjallë, per infermieret e Klinikes Infektive-reparti C, dr Albina Ponosheci, dr Vera Nrejaj, dr Lirim Tafilaj, dr Arjeta Zogaj, Drejtoresha Dr Linda Berisha, Prof.Sali Ahmeti, dr Ardian Bicaku, dr Irid Bicaku, per diagnostikim e trajtim. Falenderoj miqt e mi dr.Vjollca Godanci, Dr. Fisnik Hima, dr Alberie Bytyqi, per vizitat e kujdesin cdo dite. Falenderoj dr Arbresha Haxhibeqirin qe naten kur jemi shtri ka ardh na ka ushqy me zor si dy femije per se rati!

Falemnderit miku im e i Dritonit, Fuad Sinani, qe tre here ne dite ke ardh ne spital e na ke sjell barnat, ushqimin, pemë, uje dhe pije e krejt cka na u ka desht! Falemnderit personelit te Laboratorit Endomedica Dr. Senaida Berisha, Ermir Lokaj, Rolanda Dacaj, Fatjona Blakaj qe vinin cdo te dyten dite ne spital dhe shtepi per te na marr gjakun per analiza e sjell rezultatet.

Falemnderit motra jeme Valbonë që si gjithnjë në jetë të kam shtyllë, si dhe kujdestarja Feride Veliu qe smi keni lon vajzat vet dhe me hek keq!
Falemnderit familjen time te dyte – personelin e Klinikes Endokrinologjike, ata qe erdhen me me vizitu dhe interesu per shendetin tim!
Me keni be me u ndi e vlefshme per Juve!

Ka edhe njerez në anën tjeter qe ju kom bo shume here, shume te mira, jom kujdes për shëndetin e tyre kur kanë pas nevojë, e ju kom nimu ne forma tjera shume here, e do-do shume gjate kohe bile ju kam be mire, ka te till qe jo veq prej meje por dej edhe prej babes tem nashta kane pas te mira, e qe su lodhen hiq me ofru kujdes as per ne as per qikat tona as me ju ofru te dera nje gajbe uje, e prej te cileve gabimisht pasna prit!
Bile do-do paten ftyre edhe me thirr e me lyp me ju kry pune te vetat ne krah tonin prej shtratit te dekes me ju bo edhe naj qare qilepir se qashtu jon msu me neve dyve me na thirr veq kur ju duhemi!

Besoj qe e gjeni ketu veten vet ju ,, te dashur” pa ju permend emrat, por edhe mos e gjetshi, ju boj me dije kadal dale se boll me! Harroni adresat e dyrve te mia !
Tere jeta prej se hyra ne studimet e Mjekesise me ka shku ne spitale. Po kjo Klinike me kete lufte kurr ska me dal nga mendja!
Klinika Infektive dhe dhoma ku mu qelen serish syte se u paten shu krejt, me bocen e ndryshket te oksigjeni te kryte. Tere diten tu e kqyr tavanin shihja marimanga, dritaret pa perde po me hanzapllasta i vnum nje mantil kirurgjik ne dritare, dhe ku kur e leshojsha ujin ne guacken e WCse lageshin krejt papuqet.

Pa nderpre ndin veq kersima te bocave te vjetra te oksigjenit. Edhe ne mbremje prej asaj dhome perball i shihsha dritaret vizllim te lame te Klinikes Endokrinologjike me televizora qe i kane vnu donacion miqt e endokrines e me perde qe vet i vnova para nje muaji atje! Ne ate ballkonin e gjate para dritareve, 24 ore familjaret tu qajt e tu bajt! Dhe tere kohen mendojsha, a thua te ngratit ja dalin per barna me cmimet marramendese qe u desht me i ble!!!!!

Ne ate Klinike Infermieret e mjeket nuk jane me njerez, por jane supernjerez e super profesionista e supergjethçka, qe ne supet e tyre nuk bajn veq pergjegjesine profesionale por bajne mija probleme banale, bajn boca 100 killshe, qe ju bijn mjekve e infermierve mbi trup tu i ngreh me urgjenca, ju thehen gishtat tu bajt respiratore e boca e te nesermen vijn ne pune prap me gips, bajn pacijenta me qarshafa se duhen me qene edhe bartes, edhe tuten qe qarshafat e vjeter ju shkyhen e ju bjen pacijenti ne toke, bohen teknik te bocave te oksigjenit, shpikes te zorit, e telashe tjera e tjera qe zor truri qe ka me i bajt ! Kolege te mi te ndershem ne te gjitha Qendrat Covid, Zoti na i rujt ment, shneten e familjet!”.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?