Lajme

Rrahje në Pejë/ Dy persona bëhen llom, njëri sulmon edhe gruan e tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se nën ndikimin e alkoolit janë rrahur mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, dhuna ka vazhduar derisa raportohet se njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht edhe bashkëshorten e tij.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, rasti në Polici është cilësuar si “Dhunë në familje dhe Sulm”


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?