Lajme

Rrahje masive për shkak të pronës

Në fshatin Lladovë të Gjilanit dje ka ndodhur një rrahje ndërmjet tre personave për mosmarrëveshje pronësore, të cilët janë arrestuar.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje pronësore, janë rrahur mes veti”, bën të ditur Policia e Kosovës.

PK shton se dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?