Lajme

Rrahje masive në Gjilan, Policia jep detaje

Gazeta Sinjali raportoi për një rrahje masive që ndodhi mbrëmë vonë në një lokal të qytetit të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për Sinjalin se janë intervistuar disa të dyshuar, pa specifikuar numrin e tyre.

“Po, ka pasë një rrahje në mes disa personave në një lokal pas një mosmarrëveshje që kanë pasë në mes vete, të dyshimtit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit të shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt në gjykatë”, tha Hashani.

Ende nuk dihet se si dhe pse nisi rrahja