Lajme

Rrahja mes Molliqajt e Abazit, reagon edhe Berat Bushala

Pas rrahjes mes Dardan Molliqajt të PSD-së dhe Haki Abazit të Vetëvendosjes, ka reaguar edhe drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala.

Ai, përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ka ka dhënë një sqarim per ngjarjen e sontshme, për të cilën tha se çkado që ka ndodh, ka ndodh jashtë studios së televizionit T7.

Postimi i plotë i Buzhalës:

Qe edhe une nje sqarim per ngjarjen e sontshme:

– Studiot e Televizionit T7, e po supozoj asnje studio televizive, nuk jane stacione policore. As Leo, e as asnje moderator tjeter televiziv, nuk jane police qe me e mbajte rendin dhe rregullin me force. Ne si gazetare supozojme qe kjo do te duhej te ishte minimumi i minimumit te standardit etik te politikaneve.

– Incidenti, rrahja, dhuna, ckado qe ka ndodh, ka ndodh jashte studios tone. Sa per ate pune ka mujte me ndodh edhe ne studio, e na nuk kishim pase cka me bo. Qysh thojne, pushka e trimit e buka e xhymertit nuk ndalen kurre. Jeni ju ata qe vendosni me i votu ose jo keta njerez.

– Edhe para Pressingut ka pase incidente te ngjashme. Ka pase ne KTV, ka pase ne Klan Kosove, e ka mundesi qe ka me pase – fatkeqesisht – edhe ne studio tjera.

– Emision Pressing nuk i zgjedhe mysafiret. Ata delegohen prej partive politike. Ne ua dergojme ftesen, edhe ju tregojme cfare teme kemi, e pastaj ata vendosin cilin me e dergu.

– Nuk e di. Seriozisht nuk kam koment per kete ngjarje. Nuk i kam pa videot e ngjarjes, e as nuk kam kuriozitet me i pa. T7 nuk ka video te tilla. Ngjarja ka ndodh diku me larg.

– Edhe na nuk e kemi aspak te lehte. Dikush na akuzon qe jemi me LVV’ne, dikush me LDK’ne. Realisht na si medium jemi per ndryshim. Jemi per ndryshim ne qeverisje. Jemi per ndryshim ne logjike. Mendojme qe Kosova duhet te udhehiqet ndryshe. Duhet te qeveriset ndryshe. Pastaj, gjithashtu mendojme qe edhe brenda partive duhet te kete ndryshime. Edhe ne partine me te keqe ne vend ka njerez te mire.

Allahi ju rujte, se edhe ju hic lehte nuk e keni si votues.

LEXO EDHE:


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?