Lajme

“Rrahja mes deputetëve të LDK’së dhe VV’së”, reagon Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha sot se Kujtim Shala mund t’i rrahë më dije e argumente prej të parit e deri tek i fundit në Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, ai ironizoi e VV-në, duke thënë se “kështu është, kur nuk e kupton gjuhen intelektuale të Akademikut Kujtim Shala”.

“Frikësohem se nëse deputetët e VV-së i lexojnë librat e Kujtimit dhe nuk i marrin vesh, pasi janë vetëm zhurmues, do ta thërrasin një helikopter, jo makinë të ndihmës së shpejtë, para ndërtesës së Kuvendit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kështu është, kur nuk e kupton gjuhen intelektuale të Akademikut Kujtim Shala. Nuk ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua me rrahu Kujtimi.

Akademik Shala mund t`i rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë.

Frikësohem se nëse deputetët e VV-së i lexojnë librat e Kujtimit dhe nuk i marrin vesh, pasi janë vetëm zhurmues, do ta thërrasin një helikopter, jo makinë të ndihmës së shpejtë, para ndërtesës së Kuvendit.

Deri sot i kanë bërë të gjitha të zezat, e sot improvizojnë se i sulmuan deputetët e LDK-së, sepse duan të luajnë rolin e viktimës.

Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?!.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?