Lajme

Rrahja brutale e gazetarit Visar Duriqi, reagon edhe teologu Mustafë Bajrami

Pas rrahjes brutale të mbrëmshme ndaj gazetarit Visar Duriqi, kanë qenë të shumtë personalitete që kanë dënuar këtë akt ndaj gazetarit Duriqi.

Teologu Mustafë Bajrami përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se dhuna është e dënueshme te Zoti, qoftë dhunë fizike, psikologjike, morale e të tjera, shkruan Korrespodenti.

Kujtojmë se Duriqi ka realizuar një seri emisionesh hulumtuese të ekspozimit të krimit dhe korrupsionit.

Sulmi ndaj tij është kryer në hyrje të banesës në Fushë-Kosovë pas një debati televiziv.

Sulmi fizik ndaj tij është bërë nga tre persona ende të panjohur. Tre persona e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.

Ai është sulmuar porsa kishte dalë nga vetura e tij.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?