Lajme

Rrahet në Prishtinë një person që po kërkonte lëmoshë

Një person i cili kishte dalë për të kërkuar lëmoshë në treg në Zonën Industriale në Prishtinë, mesditën e djeshme është sulmuar fizikisht nga një person, raporton Gazeta Sinjali.

Një i dyshuar e ka goditur me fshesë në kokë.

Për shkak të lëndimeve të marra, i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.