Lajme

Rrahen keq dy kunata në Lipjan, bëhen për spital

Dy kunata janë arrestuar në Lipjan, pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete.
Të dy të dyshuarave iu është ofruar tretman mjekësor, ndërsa më pas janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmjes e së enjtes.

“Lipjan 24.11.2022 – 22:46. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare (kunata), pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të dyshuarave i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

LEXO EDHE:  Njohësi i sigurisë: Këto trazira ishin më të rrezikshmet deri më tani nga viti 2021