Lajme

Rrahen katër persona në Fushë Kosovë, dy përfundojnë në spital

Një rrahje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

Sipas policisë në rrahje janë përfshirë katër persona.

Lidhur me rastin kanë kërkuar trajtim mjekësor dy persona.

Informata e plotë e policisë:

Rreth orës 12:00 është raportuar për një rrahje në progres në rrugën ‘’Nëna Terezë’’ në Fushë Kosovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestoj katër persona të dyshuar të implikuar në rastin në fjalë, dhe të njëjtit i ka shoqëruar për në stacionin policor.

Nga informatat fillestare dyshohet që deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje për çështje parkingu.

Deri më tani dy persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa policia ka iniciuar një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?