Lajme

Rover i NASA-s ka zbarkuar në mënyrë të sigurt në Mars, ky është imazhi i parë i dërguar nga Planeti i Kuq

Rover Perseverance sapo u bë Rover i pestë i NASA-s që u ul me siguri në sipërfaqen e Marsit pasi mbijetoi “shtatë minutat e terrorit”.

Ky është Roveri më i sofistikuar që agjencia ka dërguar ndonjëherë në Planetin e Kuq.

Ai do të mbledhë të dhëna dhe do të kërkojë shenja të jetës antike në një krater që dikur përmbante një liqen rreth 3.9 miliardë vjet më parë, shkruan CNN.

Shikoni dhomën e kontrollit të NASA-s që shpërthen në momentin kur ai preku Marsin

Perseverance Rover, është më i sofistikuar i NASA-s deri më tani , dhe ai sapo u ul në Mars.

Momenti ishte një kulm i përgatitjes së viteve për shkencëtarët e NASA-s në të gjithë vendin.

Madje ky Rover dërgoi edhe foton e parë nga Planeti i Kuq

Vetëm disa minuta pasi u ul në Mars, Rover Perseverance i NASA-s dërgoi këtë imazh në Tokë. /Telegrafi/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?