Lajme

Rinia e Skënderajt falënderojnë Bekim Haxhiun për bursat qe u jep çdo vjet

Bekim Haxhiu në takimin me sportistët dhe rininë e Skënderajt bashkbiseduan për të arriturat e sportit në Kosovë.

Ata e falënderuan deputetin për kontributin e tij në miratimin e ligjit për sponzorizim, duke e vlerësuar lart efektin që do t’a ketë ky ligj në mbështetjen e sportistëve dhe klubeve të sportit.

Në takimin e të rinjëve, deputetin z. Bekim Haxhiun e falënderuan përfaqesuesit e Qendrës Rinore të Skënderajt për mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar ndaj tyre, si në bursa për studentë dhe në mbështetjen e iniciativave të ndryshme të ndërmarra nga ta.

Ky është postimi i tij në Facebook : “Takime të mëdha mbështetëse me sportistët dhe rininë e Skënderajt, nga të cilët mora falenderime për punën time, dhe mbështetje të fuqishme për mua si deputet, Blerim Latifin dhe Kadri Veselin për kryeminstër! Bashkë për sportin dhe rininë e shkëlqyer të Kosovës.