Lajme

Rikthimi i reduktimeve të energjisë elektrike, Valon Syla: Nginu Vetëvendosje tash

Për reduktimet e rrymës që nisën sot në Kosovë, ka shkruar analisti Valon Syla. Ai thotë se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka rrymë.

Kriza energjetike nisi herët në Kosovë, ndonëse paralajmërohej që ajo të shihej dimrit. KEDS ka njoftuar se prej sot (e hënë, 15 gusht, 2022) nisin reduktimet e rrymës. Çdo konsumator, për çdo gjashtë orë, nuk do të ketë rrymë nga dy orë.

Syla ka ironizuar me Kryeministrin Albin Kurti, duke e “këshilluar” ta thërrasë një simpatizant të tij, që kishte premtuar investime 50-milionëshe në Kurti i fiton zgjedhjet.

Postimi i plotë:

Hej Albin ‘baba’. Thirre atë shokun e studimeve, at Gjonbalën e 50 milionshit le ti hjek reduktuktimet e rrymës… o kuku bre, çfare jeni ju, veç une ju njoh mirë.

A e dini ju poplli i Albin Kurtit që as Shqipëria, as Serbia, as Mali i Zi e as Maqedonia ska reduktime të rrymës. Edhe ata kanë krizë energjetike, por janë gjind. Përveç neve, populli i aftë i Albin Kurtit. 51%shi.

Nginu Vetëvendosje qitash.