Lajme

Ridvan Berisha e lë përfundimisht RTK-në, e akuzon Albin Kurtin

Ish-gazetari dhe autori i emisionit “Debat” në RTK, Ridvan Berisha, është larguar nga ekrani i televizionit publik.

Berisha, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se më nuk është pjesë e këtij televizioni.

Ai, ka akuzuar Albin Kurtin për largimin e tij, duke pretenduar se në pozitën që ushtrohej nga ai deri para ardhjes së Kurtit në pushtet, është sjell një person që ekziston aty për një arsye, shkruan arbresh.info.

“Po ndjej keqardhje për ju, më besoni. Ekranin e RTK e ‘çliruat’ nga Ridvan Berisha por jo ekranet e të tjera TV-ve. I formalizuat sulmet, ecim tutje”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?