Lajme

Rezultoi pozitiv me koronavirus, kjo është gjendja e gazetarit Buzhala

Gazetari i njohur Berat Buzhala, i infektuar me koronavirus, tha se sot është në ditën e nëntë prej kur i janë shfaqur simptomat e parë, përcjell InLajmi.

Ai tha se nuk i dhemb koka, as sytë, as qafa, madje nuk ka dhimbje fare. “Nuk kam as temperaturë e as ethe”, tha Buzhala.

Ai shtoi se një pjesëtar tjetër i familjes doli pozitiv në të njëjtën ditë. “Edhe unë, edhe Liridon Buzhala e kemi pas rrugëtimin e njëjtë. Të dyve na jane shfaqur simptomet në të njëjtën ditë, edhe elimimimi i tyre ndodhi në të njëjtën mënyrë”.

Reagimi i plotë i tij:

Gjendja eshte kjo: Aromat dhe shijet jane kthy, edhe pse jo 100 perqind. Nuk po me dhem kryte, nuk po me dhamin syte, e as qafa, nuk po me dhem kerkund. Nuk kam as temperature e as ethe. Me fjale te tjera po nihna pothuajse ngjashem sikurse perpara simptomave. Nuk po perdori kurrgjo. Dje e kam kry nje cikel antibiotkesh Pancef, te cilet pata fillu me i marre pa e dite qe e kam covid’un, duke mendu qe eshte nje infeksion bakterial, bazuar ne analizat e gjakut. Ne konsultim me mjekun vendosem me i vazhdu antibiotiket edhe pasiqe e kuptuam qe kemi te bejme me COVID, me e preventu ndonje infeksion si pasoje e virusit.

Praktikat e deritashme me virus kane tregu qe ky virus mundet me qene i rrezikshem edhe ne pjesen e dyte te zhvillimit te tij, respektivisht ne diten e 10, 11 dhe 12. Nuk po duket qe bej pjese ne ate department, sepse as pjesa e pare e virusit nuk ishte aq e rende. Edhe une e edhe Liridon Buzhala e kemi pase rrugetimin e njejte. Te dyve na jane shfaqe simptomet ne te njejten dite, e edhe elimnimimi i tyre ndodhi ne te njejten menyre.

Megjithate nuk jemi vec une edhe ky ne familjen tone qe jemi preke me covid. Pozitiv kemi dale pothuajse te gjithe :).

Kushdo qe keni prind pak me te vjeter, qe kane probleme percjellese, si diabet, tension, ose probleme me frymemarrje, mos GABONI ME MENDU qe ky virus eshte vec nje flame. Mos u boni me mend te injoranteve te pashkolle. Kushdo qe thote se nuk ka virus, ose qe virusi eshte nje rren, pyetne cka eshte virusi ne pergjithesi…

Prandaj shume fat te gjitheve. Mundesisht mos u infektoni krejt shpija per nje dite. Lajmi i mire eshte qe femija po e kalojne gati pavrejtshem. Zoti Gege, per shembull, nje nate ka pase temperature mesatarisht te larte, eshte anku pak per kokedhembje, edhe me aq e ka mbylle luften me virusin. Pak a shume keshtu edhe femija tjere.