Lajme

Rezultate befasuese pas numërimit të votave me kusht për Prizrenin

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta për komunën e Prizrenit.

Nga to, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar, Mytaher Haskuka ka marrë gjithsej 537 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, mori 409 sosh.

Ndërsa, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, mori 211 vota.