Lajme

Rezultat befasues/ Kaq vota ka marrë Behgjet Pacolli në këto zgjedhje

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, ka konfirmuar se i pari i Aleancës Kosova e Re (AKR), do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Naim Murseli me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Pacolli ka pësuar rritje të elektoratit në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

“Votuesit e AKR-së vazhduan ti besojnë vizionit dhe programit të AKR-së duke i siguruar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës. Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, z. Behgjet Pacolli është një nga pak udhëheqësit në këto zgjedhje me rritje të elektoratit”, thuhet në postimin e tij.

Në zgjedhjet e kaluara, AKR dhe Nisma Socialdemokrate, kishin bërë koalicion ndërmjet vete për t’u bërë pjesë e Kuvendit.

Ndryshe Pacolli së fundi ka akuzuar LDK’në për manipulim me vota të kandidatëve të deputetëve.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?