Lajme

Resul Sinani merr mbështetje për deputet në Suharekë dhe në Krushë të Madhe

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Resul Sinani, me rastin e hapjes zyrtare të fushatës elektorale të koalicionit AAK-PSD, ka marrë mbështetje të madhe qytetarë në Suharekë dhe në Krushë të Madhe, njofton Korrespodenti.

Përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shruar se koalicioni po shkon drejt fitores për per 100% Kosove, 100% Shtet.

“Hapja e fushates nga koalicioni AAK-PSD ne Suhareke dhe ne Krushe te Madhe! Haperojme drejt fitores per 100% KOSOVE, 100% SHTET.”, ka shkruar ai.

Sinani, prej vitit 1999 punon në media, në pozicione të ndryshme si gazetar, moderator, redaktor dhe autor emisionesh. Ka punuar në Radio Prizreni, TV Kukësi, Radio 21, KTV dhe RTK1 si dhe ka bashkëpunuar me gazeta e portale të ndryshme.

Përveç kësaj, është angazhuar në moderimin e qindra aktiviteteve të ndryshme kulturore, konferencave e ngjarjeve të tjera të rëndësishme.

Prej vitit 2009 është i angazhuar si ligjërues universitar, fillimisht ka qenë i angazhuar si ligjërues i jashtëm në degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, pastaj për tri vjet ka qenë i angazhuar në Kolegjin UBT në fakultetin e Mediave dhe Komunikimit, ndërsa prej tetorit të vitit 2016 është i angazhuar si profesor në Kolegjin AAB në fakultetin e Komunikimit Masiv dhe në fakultetin e Shkencave Sociale.

Dr. Sc. Resul Sinani është autor i dhjetëra punimeve shkencore të cilat i ka prezantuar nëpër konferenca shkencore ndërkombëtare dhe gjithashtu i ka botuar nëpër revista shkencore ndërkombëtare jashtë Kosovës, si në Itali, Kroaci, Angli, Turqi, Çeki e Shqipëri.

Po ashtu ka qenë i ftuar si ligjërues dhe trajnues në lëmin e gazetarisë, mediave dhe komunikimit me theks në të folurit dhe komunikimin me publikun në dhjetëra projekte të ndryshme, duke përfshirë edhe programin Erasmus+. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?